Kopshti Zoologjik i Londrës peshon kafshët para kamerave

0
178

Kopshti Zoologjik i Londrës ka nisur punën më peshimin e kafshëvë, një proces që kryhet çdo vit në këtë periudhë. Në praninë e kamerave, kujdestarët nisin me peshimin e breshkave dhe deri te devetë, pasi është e rëndësishme që kopshti zoologjik të mbajë informacion të përditësuar për madhësinë dhe peshën e kafshëve të tij për t’i krahasuar ato me kafshët në të egra dhe në kopshte të tjerë zoologjikë.

Kopshti Zoologjik i Londrës peshon kafshët para kamerave

“Sot është një ditë e rëndësishme për kopshtin zoologjik – është peshimi ynë vjetor, Ne mund të sigurohemi që kafshët tona janë të shëndetshme, dhe të kuptojmë çdo shtatzëni që pritet. Me kalimin e kohës, ndryshimi i peshës, do të na japë të dhënat se ka një shtatzëni të shëndetshme“, shprehet Angela Ryan, Menaxhere e Operacioneve të Kafshëve.

Kopshti Zoologjik i Londrës peshon kafshët para kamerave

Periudha e izolimit total për shkak të pandemisë, ka qenë tepër e vështirë, sidomos në aspektin ekonomik, me humbje të konsiderushme për shkak të bllokimit të vizitorëve.

“Kam punuar gjatë gjithë bllokimeve dhe ishte një vend vërtet i trishtuar pa vizitorë, kështu që kthimi i vizitave është një gjë shumë e mirë. Po përpiqemi të rimarrim një pjesë të atyre parave që humbëm pasi u mbyllëm për një kohë kaq të gjatë.”

Kopshti Zoologjik i Londrës është kopshti më i vjetër në botë. Ai është hapur në më 27 prill 1828 dhe fillimisht ishte menduar të përdorej si koleksion për studime shkencore. Sot, kopshti strehon një numër prej 673 llojesh të kafshëve, me 19.289 individë, duke e bërë atë një nga koleksionet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here