Me dhurata dhe me urimin për një jetë më të mirë, kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës të cilët mbërritën në vendin tonë pak pas mesnatës.
Kreu i qeverisë tha se e kupton situatën që ata po jetojnë sot pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre. Një prej grave afgane falënderoi kryeministrin ndërsa zbuloi edhe një detaj të veçantë, se një prej bebeve afgane feston ditëlindjen pikërisht sot, në ditën e parë të një jete të re në Shqipëri.
Rama shkëmbeu edhe batuta me disa prej fëmijëve teksa shpërndau dhuratat ndërsa iu kërkoi atyre të fillojnë të mësojnë edhe gjuhën shqipe