Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar sot se avioni me 121 persona të evakuuar nga Afganistani dhe në tranzit drejt Shteteve të Bashkuara, mbërriti në aeroportin e Tiranës në Shqipëri herët në mëngjes të premten.
Ndër pasagjerët kishte foshnje, fëmijë dhe njerëz në karrige me rrota, – shkruan Reuters, të gjithë të cilëve iu kontrolluan temperaturat pas mbërritjes dhe u dërguan në tenda për regjistrim dhe ushqim, tha një fotograf i Reuters në vendin e ngjarjes.
Afganët tani pritet të dërgohen në hotele në qytetin bregdetar të Durrësit, ku do të qëndrojnë derisa të kontrollohen nga autoritetet amerikane të sigurisë dhe imigracionit dhe të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigracionit në SHBA.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të dyja anëtare të NATO -s, si dhe Kosova, ranë dakord me një propozim të administratës së Presidentit amerikan Joe Biden për të shërbyer si vende tranzite për refugjatët afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve janë Shtetet e Bashkuara,” përfundon Reuters.