E shkarkoi nga puna pa të drejtë, Samir Mane humb gjyqin përballë minatorit, çështja dërgohet në apel

0
93

Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të padrejtë shkarkimin nga puna të minatorit Beqir Duriçi, vendim i marrë dy vite më parë nga “Albchrome”, kompani në pronësi të “Balfin Group”, me pronar Samir Manen. Lajmin e ka bërë me dije vetë Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në vendimin e datës 30 korrik 202, Gjykata e Tiranës ka pranuar pjesërishr padinë e Durriçit dhe për rrjedhojë ka vendosur ta dëmshpërblejë për për shkak të zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës, pa shkaqe të arsyeshme. Gjykata po ashtu ka vendosur masë dëmshpërblimi 1 pagë për moszbatim të afatit të njoftimit dhe e detyroi kompaninë të paguajË 91 për qind të një page mujore si pagë të 13 për minatorin.

“BEQIR DURIÇI KA FITUAR GJYQIN E SHKALLËS SË PARË DHE DUHET TË DËMSHPËRBLEHET NGA ALBCHROME. Kompania e ka çuar çështjen në apel, por ne do i shkojmë deri në fund të drejtës sonë, qoftë edhe në gjykatat ndërkombëtare. Falenderojmë avokaten Erjola Lami për përfaqësimin, si dhe gjithë avokatët e tjerë që na kanë ndihmuar e vazhdojnë t’na ndihmojnë,”- shkruan Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Ky vendim është apeluar nga kompania. E pyetur nga BIRN, kompania Albchrome nuk qe e arritshme për reagim. Beqir Duriçi është një prej katër minatorëve të shkarkuar nga puna rreth dy vjet më parë nga kompania Albchrome. Fillimisht u shkarkua Elton Debreshi kryetar i SMBB dhe më pas tre anëtarë të Këshillit Sindikal, Beqir Duriçi, Behar Gjimi dhe Ali Gjeta.

Përplasja mes kompanisë Albchrome, që zotëron koncesionin më të madh minerar në zonën e Bulqizës dhe përfaqësuesve të SMBB filloi në nëntor të vitit 2019-të, pesë ditë pasi u themelua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Në qëndrimet e kompanisë pas shkarkimit të minatorëve bëhej me dije se arsyet nuk kishin lidhje me krijimin e sindikatës, por Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregonte se pikërisht prania në sindikatë ka qenë arsyeja e shkarkimit të tyre nga puna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here