Pika e kalimit kufitar në Kapshticë po përballet me fluks emigrantësh në dalje.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në 24 orët e fundit kanë hyrë 1898 qytetarë dhe kanë dalë 2746 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Ndërkohë, në pikën e Qafë-Thanës, kanë hyrë 4193 dhe kanë dalë 3318 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Të shumtë kanë qenë shqiptarët, por edhe të huajt që kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë.