Hipi në avion dhe komunikoi me afganët, diplomatja Yuri Kim: Unë jam ambasadorja e SHBA, ju urojmë mirëseardhjen. Poshtë po pret…

0
310

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, që u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre.

Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.

Ajo theksoi se këta qytetarë do të ndihmoheshin, ndërkohë që ishte në shoqërinë e ministres Olta Xhaçka. “Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”, tha Yuri Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here