Rreth 100 afganë do të vinë sot në Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Express’it.Afganët pritet të vinë rreth orës 20:45 në Aeroportin e Prishtinës.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla kishte thënë se në Kosovë priten të vijnë rreth 2 mijë shtetas afganë.
Sipas tij, qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme dhe kohëzgjatje prej një viti.