Nga Ilir Demalia
Në Tirane dhe Durrës, për këtë vit, sipas INSTAT numri lejeve të ndertimit është dyfishuar. Kjo do të thotë që është dyfishuar volumi i pastrimit të parasë së trafiqeve, krimit dhe korrupsionit.
Kjo do të thotë që Durrësit dhe Tiranës do ti shkatërrohet edhe më tej, ajo çka i ka mbetur, në qoftë se i ka mbetur, si trashëgimi kulturore-historike dhe do të kthehen në fjetore-qenefe gjigande publike duke mos respektuar asnjë lloj parametri për hapësira publike dhe gjelbërim.
Do të çimentohet dhe me ë forte lidhja e oligarkise se krimit ekonomik me atë politik si sundim mafioz duke zhdukur çdo shpresë të zhvillimit demokratik dhe shtetit të së drejtës.
Karvanet e të pashpresëve për t’u larguar nga vendi Shqiponjave do të vazhdojë në rritje.
Media dhe shoqëria civile tashmë janë nën kontrollin bandave politike të pshurralizmit politik të sundimtarëve talibanas shqipëtar me Versace, Hermès, Max Mara, and Valentino.
Siguria e jetës në vend nga bandat kriminale politike dhe trafiqeve është gjithmonë e me e pasigurte për njerëzit që duan të jetojnë me punë dhe jo me krim dhe trafiqe. Njerëzit e punës me rroga jetojnë në mjerim Migjenian.
Sistemi arsimor është në gjëndje katastrofike si rezultat i politikave dhe korrupsionit akademik dhe universitar, ku shkollat tashmë janë kioska diplomash.
“Aty ku qetësia e ligji nuk është i siguruem, aty arsimi nuk përparon, se me krye në strajcë nuk zehet letër e as nuk bëhet shtet, si ka thanë i moçmi. Inter ama silent Musae.” Shkrunte 85 vjet me parë Patër Anton Harapi.