Vasili: Shqipëria po rrëshqet drejt greminës nga Rama, vendi s’mund të lihet në duar të banditëve politikë

0
119

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria po rrëshqet drejt greminës nga Rama.

Vasili thekson se vendi nuk mund të lihet në duar të banditëve politikë.

Ai shton se përballja me të keqen do jetë “dhëmbë për dhëmbë”, derisa Shqipëria të shpëtohet nga gremina.

Postimi i Petrit Vasilit:

Asnje hap pas!!

Rreshqitja e Shqiperise drejt gremines per shkak te Rames e rilindjes po thellohet me shume se kurre.

Shkretimi i Shqiperise per shkak te largimit te qindra mije shqiptareve krimininalizimi dhe droga,shitja e kufijve te Shqiperise, kapja e drejtesise,pastrimi i parave dhe grabitja e parave dhe pronave publike e private dhe lenia e Covidit ne meshire te fatit vazhdojne pa u ndalur.

Fatet e Shqiperise nuk mund te lihen ne meshire te fatit dhe ne duart e banditeve politike.

S’ka asnje minute kohe per te humbur.

Ne perballjen me keta armiq te Shqiperise nuk mund te behet asnje hap pas dhe perballja duhet te jete sy me sy per te shpetuar Shqiperine.

Cdokush, qe i dhemb vendi dhe fati i familjes se vet ka vendin e tij te pazevendesueshem ne frontin e perballjes.

Kushdo qe i shmanget kesaj perballjeje shet vendin dhe familjen ne duart e kriminalizuara te Rames dhe rilindjes.

Asnje alibi nuk mund te kete per t’i ikur kesaj perballje.

Asnje hap pas!

Ky eshte lajtmotivi i cdo shqiptari te vertete dhe qytetari te mire.Ti hapesh rrugen se keqes eshte vetvrasje.

Asnje hap pas!

Ky eshte guri i proves mes opozitareve te vertete dhe FAKE opozitareve te kapur.

Asnje hap pas!

Vetem keshtu Shqiperia shpetohet sot nga gremina!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here