Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçare është sulmuar nga një grup qensh e si pasojë ka mbetur e vdekur.
Mediat italiane kanë bërë më dije se ka humbur jetën e reja e identifikuar si Simona Cavallaro.
Mësohet se ajo ishte duke shëtitur së bashku me të dashurin e saj, por ky i fundit arriti të largohet, ndërkohë që vajza nuk ia doli dot.
Mediat bëjnë me dije se i riu që është në gjendje shoku ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen . ai është shprehur se 12 qen rrethuan zonën e më pas u janë vërsulur të rinjve.
Djali tha se ishte larguar me vrap dhe e kishte thirrur vazhdimisht Simonën që ta ndiqte, por ajo e terrorizuar, nuk kishte mundur të largohej.
Ndërkohë sipas rezultatit të autopsisë së 20-vjeçares. Njëri prej qenve duket se nuk ishte një qen rrugësh, siç u mendua fillimisht, por qen i stërvitur për të mbrojtur bagëtitë.
Pronari i tij 44 vjeçar është identifikuar dhe do të merret në pyetje nga policia.