Kim Kardashian and Kanye West i shokuan të gjithë kur disa muaj pas kërkesës për divorc u shfaqën së bashku në eventin e Kanye “Donda”.
Kim u shfaq e veshur me një fustan të bardhë nusërie nga Balenciaga dhe Kanye i vë flakën vetes dhe i rrethuar nga flakët i afrohet Kim. Kanye i fik flakët pak para se ti afrohej Kim, në atë ç’ka fansat e quajtën rimartesën e tyre simbolike.
Megjithatë, burime për TMZ i kanë hedhur poshtë lajmet. “Ata do të mbështesin përherë njeri – tjetrin si një familje, por nuk janë kthyer bashkë. Kim dhe Kanye kanë një marrëdhënie miqësore. Ata thjesht po shijojnë shoqërinë e njëri – tjetrit , tensioni është ulur dhe ata janë miq të mirë tani”, ka thënë burimi.