Një shqiptar zgjidhet kryetar i CDU-së lokale në Landin Schleswig Holstein

0
123

Nga numërimi i mbrëmshëm i votave për zgjedhjet zgjedhjet që u zhvilluan për kryetarin e ri të CDU-së në komunën Elmshorn në Landin Schleswig Holstein, Gjermani, fitues me rezultat shumë bindës rezultoi Kolë Gjoka, lindur në Mirditë dhe zhvendosur si azilant në Gjermani prej vitit 1996.

Gjoka 51 vjeç, biznesmen, ka aderuar që në vitin 2014 tek kristiandemokratët e Angela Merkelit, duke qenë mjaft aktiv në strukturat politike lokale në vendbanimin e tij, duke arritur që të jetë dhe kandidati i parë shqiptar për në Bundestag-un gjerman.

Zgjedhja si kryetar i CDU-së për Elmshorn-in është një pikë kulmore e Kolës si politikan, ndërkohë që ai vijon të jetë dhe anëtar i këshillit bashkiak aty, si dhe anëtar i këshillit të Qarkut Pinneberg.

Kolë Gjoka është i njohur për publikun dhe si Konsulli Nderi i Shqipërisë për Landet Hamburg dhe Schleswig Holstein. Ai prej më shumë se një dekade ka kontribuar dhe është angazhuar veçanërisht në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kooperimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e sipërmarrjes dhe investimeve.
Aktualisht përpjekjet janë përqëndruar tek bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit profesional, si dhe objektivi për hapjen e shkollave shqipe në dy landet Hamburg dhe Schleswig Holstein.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here