Aksident tragjik, autobusi bie nga 200 metra lartësi e përfundon në përrua, 32 të vdekur e dhjetëra të plagosur

0
82

Tridhjetë e dy pasagjerë vdiqën, përfshirë dy fëmijë, dhe më shumë se 20 u plagosën kur një autobus u rrëzua nga një shkëmb në Peru, thanë zyrtarët.

Ky është aksidenti i tretë i transportit me shumë viktima në vend në një hark kohor prej 4 ditësh.

Aksidenti ndodhi në një shtrirje të ngushtë të rrugës Qendrore Carretera rreth 37 milje (60 kilometra) në lindje të kryeqytetit Lima.

“Fatkeqësisht, për momentin, ka 32 të vdekur,” tha komandanti i policisë Cesar Cervantes.

Një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 3 vjeçare ishin mes të vdekurve, tha policia. Autobusi kishte gjithsej 63 pasagjerë.

Departamenti i policisë tha se po zhvillohet një operacion kërkimi dhe shpëtimi për të mbijeturait e mundshëm.

Dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit tragjik lidhen me shpejtësinë tej normës ose përgjumjes së shoferit.

Autobusi  goditi një shkëmb dhe u ra  në një humnerë rreth 200 metra të thellë, sipas dëshmive  të të mbijetuarve.

Të Dielën, 22 persona vdiqën kur dy anije u përplasën në lumin Amazon në Peru.

Dy ditë më parë, një autobus tjetër ra në një luginë në juglindje të vendit, duke vrarë 17 persona.

Aksident tragjik, autobusi bie nga 200 metra lartësi e përfundon

Aksident tragjik, autobusi bie nga 200 metra lartësi e përfundon

Aksident tragjik, autobusi bie nga 200 metra lartësi e përfundon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here