Kreditë e borxhet barrë e rëndë për fermerët e Roskovecit: Nuk po i shlyejmë dot

0
118

Florenc Cjapi, ishte rikthyer tre vite më parë nga Greqia në fshatin e lindjes Suk 1 të Roskovecit dhe i ishte përkushtuar bujqësisë.

Me të ardhurat nga emigracioni, borxhe e kredi, siç tregojnë fqinjët kishte ngritur sera të cilat ndër vite nuk i kishin sjellë përfitimet e pritura.

“Serat i kishte të mbjella, por 1 serë atje i dështpi dhe e shkuli.”

Në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike fermeri i dha fund jetës mëngjesin e kësaj të mërkure!

“Me sa dëgjova ishte në depresion, kishte dhe borxhe.

Veç borxheve, fqinjët nuk dinë që 48 vjeçar dhe bashkëshortja të kishin probleme të tjera.

“Ai ka marrë kredi”, thotë banori i fshatit.

Në Suk 1 të Roskovecit, banorët e sigurojnë jetesën kryesisht me bujqësi.

Bashkëshortët Zoga thonë se me para borxh mbollën rreth 4 dylym shalqi.

Por një pjesë e mirë e prodhimit po kalbet në fushë dhe shlyerja e borxhit do të jetë sfidë për ta.

“Mbollëm katër dylym bostan, nuk u shit.”

Thonë se shkak për këtë situata u bë rënia e eksporteve!

“Nga Kosova, Maqedonia nuk ka pasur tërheqje. Dhe i tërë prodhimi mbetet në parcelë.”

Në Myzeqe e më gjerë janë të shumtë fermerët që ankohen se nuk arritën të shesin prodhimet e të shlyejnë borxhet apo kreditë që morën për ti mbjellë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here