Rama duke mbajtur fjalimin e tij në asamblenë e PS-së/ Ditmir Bushati e injoron keq

0
123

Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka qëndruar për një kohë të gjatë në telefon. Ndërsa kryeministri Edi Rama mbante fjalimin e tij në Pallatin e Kongresve, Bushati i cili është cilësuar si kritiku më i fortë i kryeministrit, qëndron me kokën ulur në telefon. Nuk dihet se çfarë ka qënë ajo gjë kaq e rëndësishme në telefon që i ka marrë vëmendjen Bushatit, mirëpo duket se e ka intriguar për disa minuta.

Bushati, i cili u la jashtë listës për deputetë nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit, mbërriti në Pallatin e Kongreseve bashkë me Damian Gjiknuri, krahu i djathtë i Ramës në qarkun e Vlorës, i konsideruar si një nga të besuarit e kryesocialistit në të ashtuquajturën “zonën e tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here