Ditën e sotme mbërriti në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.
Burime bëjnë me dije se shkresa e PS ka shkuar te Presidenti Ilir Meta.
Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.
Gjatë një interviste në ‘Opinion’, Rama deklaroi dy ditë më parë se për aq kohë sa Meta do të jetë në zyrën e Presidentit, qeveria e re do të betohet para tij.