Ish-kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës Vojo Bregu ka ngrituar alarmin për gjendjen me të cilët po përballet bujqësia këto kohë. Përmes një statusi në Facebook, Bregu shkruan se Serbia po merr kafshët tona dhe numri i tyre është ulur me 30% gjatë kësaj kohe, dhe se rrezikojmë që të mos prodhojmë më qumësht por që ta marrim nga Serbia.
Statusi i plotë:
” Open Balkan ” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë.
Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri.