Shqipëri – Hungari gjithçka gati, momenti kur djemtë e kombëtares mbërrijnë në “Elbasan Arena”

0
99

Djemtë e kombëtares kanë mbërritur në “Elbasan Arena”, ku dhe do të zhvillohet sfida ndaj Hungarisë, e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror 2022.

“BalkanWeb” ka siguruar videon e momentit kur futbollistët futen për në stadium. Ata shihen mjaft të përqendruar dhe koncentruar për sfidën. Në pamje duket mesfushori Lorenc Trashi, sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mjaft futbollistë të tjerë.

Kur na ndajnë rreth një orë nga fillimi i sfidës, janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Në portë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje treshja mbetet e pa prekur, Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në krahë të djathtë në vend të Hysaj, Edy Reja vendosi ti besojë një fanellë titullari Albi Dokës ndërsa në krahun e majtë zbret sërish si titullarë Lorenc Trashi.

 

 

Në mesfushë Abrashi dhe Gjasula janë titullarë fiks ndërsa Nedim Bajrami debuton si titullar në vend të Bares. Nuk arriti të rikuperohet në kohë Sokol Cikalleshi i cili pësoi një dëmtim në gju ndërsa vendin e tij e merr Bekim Balaj. Rikthehet më në fund si titullar edhe Myrto Uzuni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here