Hysaj: “Me San Marinon, 3 pikë me çdo kusht! Polonia dhe Hungaria janë kundështarët tanë direktë”

0
74

Në prag të ndeshjes ndaj San Marinos, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, në konferencën e zakonshme përpara sfidës, krahas trajnerit të Kombëtares, Edi Reja është shfaqur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj.

Ai ka folur rreth këtij takimi, duke lënë të nënkuptohet, që shkodrani do të jetë edhe kapiteni i kuqezinjve në këtë takim, si dhe në portë nuk do të jetë portieri Berisha.

Fitorja ndaj Hungarisë – “U dëshironte kjo fitore sepse të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës”.

Besimi te vetja – “Kemi besim dhe jemi të përforcuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë, që luajnë me ekipet e mira europiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mire, sepse edhe me Hungarinë kemi luajtëm shumë mire”.

Kundërshtari ynë, Polonia apo Hungaria? – “Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, Polonia ka nivel me Levandovskin, që luan te më të mirët, ndërsa Hunagria është si puna jonë, kanë grupin, punojnë bashkë për të bërë mire. Kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund”.

Harmonia në grup – “Kemi dhe në mesfushë dhe në sulm, siç e pamë dhe me Hungarinë mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira që duheshin bërë. E rëndësishme është të kesh sulmues, që shënojnë dhe këtë e kemi bërë. E bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hunagrinë, por me kohë do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet”.

Kthimi me Hungarinë dhe Poloninë? – “Unë besoj që kemi mundësi, kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave. San Marino është ekip, ku vërtet që jemi të favorizuar dhe 3-pikëshi duhet të jetë i yni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim, sepse na vjen inati, të gjitha statistikat ishin për ne, ishin ca gabime personale që bëmë, duhet të rregullojmë gabimet dhe kundër tyre do të jenë ndeshjet më të bukura”

Lacio? – “Skuadra e re shumë mirë, ka perspektivë, ka qëllim të shkojë në Ligën e kampionëve, aty gjeta dhe mister Sarrin, që kam punuar shumë me të dhe për mua është frymë e re”.

Sarri babai sportiv? – “Besoj se po, me të vërtetë ai më ka rritur në nivelin e karrierës, si futbollist dhe dua ta falënderoj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here