Talibanët kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën e demonstruesve që dolën në protestë, në kryeqytetin afgan, Kabul.
Pamjet dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që vrapojnë , ndërsa të shtënat e armëve të dëgjohen në sfond.
Mijëra protestues dolën në rrugë të martën për të kërkuar të drejtat e grave dhe për të denoncuar sundimin taliban
Gjithashtu, protestuesit brohorisnin me parulla nëpër duar kundër Pakistanit, pasi shumë besojnë se Pakistani, vendi fqinj mbështet talibanët, gjë që mohohet kategorikisht nga pakistanezët.
Demonstratat vijnë një ditë pasi udhëheqësi i forcave të rezistencës, Ahmad Massoud, bëri thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër talibanëve.
Një video tregon luftëtarët talibanë që gjuajnë me armë në ajër, një veprim që grupi e ndaloi javën e kaluar pasi disa persona u vranë pas të shtënave festive në ajër.
Disa gazetarë u penguan të xhironin tubimin dhe agjencia afgane ‘Tolo News’ raportoi se operatori i saj u arrestua së bashku me disa punonjës të tjerë të medieve vendase dhe të huaja.
Gratë afgane protestuan javën e kaluar, por sot thirrjeve të tyre për barazi dhe siguri iu bashkuan edhe burrat.