Presidenti Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof. Dr. Luan Përzhita

0
102

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, Rektor të Studimeve Albanologjike.

Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit, në prani të Ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi, të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike, Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Presidenti Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka pasur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Për Kreun e Shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here