Shkullaku flet për qëndrimin që duhet të mbajë PD: S’duhet të presë ta shpëtojë Berisha e të tërhiqet vetë, ka vetëm dy rrugë

0
109

Analisti Armand Shkullaku ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, kur edhe dy ditë na ndajnë nga seanca e parë e Kuvendit. I ftuar në emisionin “Log” në “ABC”, Shkullaku tha se Basha është në ‘hall’ përsa i përket futjes së Berishës në Kuvend dhe se nuk mund të presin që këtë ‘hall’ ta zgjidhë vetë ish-kryeministri.

Sipas Shkullakut, rrugët janë vetëm dy: Ose PD duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose të ndiqte rrugën e dytë dhe më të ndershme sipas tij, të mos distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Ai shton se qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës.

“Që në ditën e parë PD duhet ta kishte marrë vendimin. Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund. Nuk mund të ecet me idenë se z.Berisha do të tërhiqet vetë, as do të vetëflijohet për PD, pasi nuk mund të pretendohet që çdo hall që ka kjo parti apo z. Basha, t´ia zgjidhë Berisha. Nëse ka një periudhë që Berisha mund të shpallej “non grata” ishte periudha 1992-1997, ku kishe një lider të opozitës në burg, kishe gazetar në burg, kishe piramidat, kishe zgjedhjet e 26 majit, pra kishe shumë arsye që mund të merrej një vendim politik në atë kohë kundër Berishës dhe nuk u mor.

Z.Berisha thotë se nuk ka as prova dhe fakte, ne nuk e dimë ende nëse ka prova apo fakte sepse nuk janë publikuar, atëherë, z. Basha ose mund t´i qëndrojë kësaj linje dhe të shprehet duke artikuluar një vendim, ose të marrë vendimin tjetër”. Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund. Na jepni prova para se të shprehemi, janë zvarritje. Basha duhet të marrë një akt politik. Rruga e dytë do të ishte më e ndershme, nuk mund të distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës,”- tha Shkullaku.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Që nga ajo ditë, futja e tij në Kuvend është bërë kryefjalë për politikën në vend, ndërsa vetë Berisha në asnjë moment nuk e ka vënë në dyshim marrjen e mandatit si deputet i Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here