Vaksinimi i detyruar i studentëve/ Arben Gjata: Absolutisht jo! Qytetarët duhet të binden që ta marrin vetë vaksinën!

0
89

Rektori i Fakultetit të Mjekësisë Arben Gjata në një lidhje Skype për Fax News u shpreh se nuk është dakord me vaksinimin e detyruar por duhet që të gjithë të punojnë për t’i bindur qytetarët që të marrin dozat me dëshirën e tyre.

Gjana theksoi se studentët e mjekësisë e kanë shumë të nevojshme që të vaksinohen pasi janë në kontakt me pacientë gjatë kryerjes së praktikave mësimore. Ai shtoi se edhe studentët e fakulteteve të tjera duhet të vaksinohen pasi mund të shërbejnë si vatra të përhapjes së Covid-19.

Gjana tha se vaksina nuk siguron një mbrojtje 100% por arrin të mbrojë njerëzit në mënyrë që të mos sëmuren rëndë apo të rrezikojnë jetët e tyre.

Shumica e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë janë mjekë dhe janë vaksinuar që në valët e para kur filloi procesi ashtu si dhe shumica e kolegëve të mi. Si senat akademik i kemi kërkuar Ministrisë që në prill që të paktën për studentët të ketë vaksinim pasi ato kanë kontakt me pacientët dhe prej një viti e gjysmë ne nuk kemi bërë praktikë mësimore.

Studentët duhet të vaksinohen, e mira do ishte që të gjithë, ka jet komunitare, një pjesë do banojë nëpër konvikte dhe mund të rriskojnë si vatra të përhapjes dhe për familjarët e tyre, apo në salla leksionesh ku ka grumbullime.

Asnjë vaksinë nuk të mbron 100%, por të mbron nga shtrimi në spital dhe format e rënda të sëmundjes apo humbja e jetës.
Ne nuk kemi arritur imunitet natyral dhe kjo periudhë e treghon më së miri sepse janë rritur rastet, kemi një numër të konsiderueshëm qytetarësh që kanë marrë nga dy doza.

Të fitosh imunitet natyral duhet të kalosh sëmundjen. Nga mutacionet e deritanishme, efekiviteti për të të mos zënë sëmundja shkon deri te 90%, por te Delta është ulur kjo përqindje.

Personat që e kanë kaluar Covidin nuk besoj që duhet të vaksinohen, por kombinimi i imunitetit natyral me dy doza vaksine është mbrotja më e mirë sot për sot.

Nuk ka asnjë armë të re në arsenalin e armëve kundër pandemisë përvec vaksinës. Bindja e qytetarëve që të vaksinohen është zgjidhja më e mirë dhe jo vaksinimi i dhunshëm. Absolutisht nuk jam për vaksinimin e detyruar”- u shpreh Gjana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here