Berisha: PD pa sovranitet, një rreckë opozitë

0
129

Pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Berisha u shpreh se PD-ja do ziejë fuqishëm. Berisha tha se ka mbështetjen e shumicës së demokratëve dhe shqiptarëve.

Berisha: “Sot me mua janë shumica dërmuese e demokratëve shqiptarë dhe jo vetëm demokratëve dhe që të gjithë janë pro-amerikanë. Por nuk mund të konceptoj që një qeveri tjetër mbi baza lobimi të marrë një vendim ndaj një njeriu që ka 8 vite në opozitë. Unë i kam ditur lidhjet e Sorosit më mirë se kushdo por e kam parë jetike t’i them shqiptarëve se çfarë përfaqëson ai për demokracinë e tyre.”

Në fjalën e tij, ish-lideri u shpreh se PD-ja pa sovranitet është një rreckë opozitë.

Berisha: “PD-ja do ziejë fuqishëm ju garantoj për këtë. PD-ja do ziejë fuqishëm, nëse ti nuk i del dot sovranitetit. Nuk ka synim për ta përçarë, ka synim për t’i kthyer sovranitetin DP-së. Pa sovranitet PD- ja është një rreckë opozitë, është një fasadë opozitë. Unë nuk po them se nuk është zgjedhur, por Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD-së dhe ai dhe askkush nuk e ka një mandat të tillë. Duhet të mblidhte kuvendin e PD-së. Pastaj a e votonte këtë kongresi apo jo. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here