Njëri dhunoi kushëririn, tjetri nënën, arrestohen dy persona në Tiranë!

0
95

Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se një 21-vjeçar me inicialet A. V., është kapur me kanabis.

Një tjetër person është vënë në pranga pasi ka shunuar kushëririn, ndërsa një 35-vjeçar ka rrahur nënë e i ka vjedhur paratë. Dy të rinj janë prangosur pasi janë kapur të dehur në timon dhe pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Ky shtetas  në momentin e ndalimit ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kushëririt të tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. Sh., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here