Gazetari Andi Bejtja, i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Syri Tv, foli për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Bejtja thekson se kjo betejë do të përfundojë në fund me ikjen e Bashës ose të Berishës dhe se do të ishte fatkeqësi, në rast se nuk mbaron kësisoj.
“Dikush duhet të ikë nga PD, ose do iki Berisha ose Basha, rrugë të ndërmjetme nuk shikoj. Kjo punë mbaron me ikjen e njërit ose tjetrit në shtëpi. Nëse nuk përfundon kështu, do të ishte fatkeqësi. Pyetja e madhe është se deri kur shqiptarët do dëgjojnë vetëm çfarë thonë ndërkombëtarët”, deklaroi Bejtja.