COVID-19/ MSH: 977 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

0
95

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 977 persona të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, 4 persona, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, respektivisht 2 qytetarë nga Fieri, një nga Tirana e një nga Elbasani. Sakaq

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

Njoftimi i MSH:

 

 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 977 qytetarë, në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.

Janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 919 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 977
Të shëruar në 24 orë 919
Të shtruar në spitale 163

Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 6308

Testime totale 1,107,370
Raste pozitive 155,293
Raste të shëruara 140,176
Raste Aktive 12,582
Humbje jete 2,535

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5071

Shkodër 1601

Durrës 1090

Fier 1002

Vlorë 934

Lezhë 743

Elbasan 637

Berat 433

Korçë 299

Gjirokastër 289

Kukës 278

Dibër 205

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here