Na shokoi! Reperi operon kokën, në vend të flokëve ka zinxhirë floriri me diamante

0
117

Ky reper latin i ka habitur të gjithë me pamjen e tij. 23-vjeçari meksikan Dan Sur thotë se është reperi i parë në histori që ka varëse ari në vend të flokëve të tij, të cilat siç thotë i ka vendosur me operacion në skalpin e kokës.

“E vërteta është se doja të bëja diçka ndryshe, duke parë që të gjithë lyenin flokët. Shpresoj që mos më kopjojnë të gjithë tani,” tha ai në një video në TikTok.

Video u shpërnda në 1.9 milionë persona që mbetën të shokuar me pamjen e tij.

Sipas muzikantit ai e bëri këtë përmes një operacioni ku ka dhjetëra zinxhirë floriri në kokë, në muajin prill.

 

 

“Ato janë të gjitha të kapur në lëkurën time. Këto janë flokët e mi, flokë floriri, jam i pari në historinë e njerëzimit,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here