Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare është shprehur se emërimi në krye të parlamentit të Lindita Nikollës është një lajm shumë i mirë. krejtësisht instiktiv.
“Ka në krye një grua të të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka fryrë zjarrit të konfliktit. Është një lajm i mirë. Është një moment i mirë”- tha ai.
Lidhur me gjestin e Partisë Demokratike për grisjen e fletëve të votimit, Rama tha se ishte një gjest instiktiv
“ Ky mandat do të jetë një mandat shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar Shqipërisë. Po përgatitemi me një paketë të re që jo vetëm zonat turistike por edhe zonat rurale të kenë një raport tjetër me mjedisin. Ishte një gjest krejtësisht instiktiv. Qesen unë e kërkova aty sepse nuk e kisha aty. – tha Rama.
I pyetur a do të betohet tek Presidenti Meta, Rama tha se për sa kohë është në zyrë po.
Ka një dalim të qartë mes qëndrimeve politike dhe kornizës kushetuese dhe për sa kohë Presidenti Meta do të jetë në zyrë, ai mbetet në detyre, nuk varet nga dëshira jonë”- tha Rama