Në disa dalje mediatike mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha këmbënguli se lëvizja e Lulzim Bashës për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar ishte nul dhe e pabazuar në asnjë ligj apo rregullore të brendshme të partisë. Dhe ashtu duket të jetë me të vërtetë në fakt…
Rregullorja e Kuvendit e parashikon qartë se vendimin se cilit grup do ti përkasi në Kuvend e merr vetë deputeti, dhe jo e anasjellta. 5 ditë nga data e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, secilit prej deputetëve i lind detyrimi dhe e drejta që të deklarojnë me shkrim se cilin grup përfaqësojnë.
Në këtë rast Berisha mund të shënojë PD si grupin e tij parlamentar, dhe duket se Basha ligjërisht nuk mund ta ndalojë.
E vetmja gjë që i mbetet Bashës në dorë është të ndalojë Berishën që të jetë pjesë e mbledhjeve në selinë blu, por edhe këtu ka dyshime, pasi vetë ish-kryeministri Berisha tha se askush nuk e ndalon atë që të shkojë në zyrat e partisë që themeloi vetë rreth 30 vite më parë.
Në media nuk është përjashtuar mundësia që Berisha të formojë një grup të ri parlamentar, për të cilin do të duhen minimumi 7 deputetë, ndërkohë që mbështetjen ndaj tij e kanë shprehur sot publikisht Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu.