Rritet frikshëm numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë/ 30 të vdekur dhe qindra raste të reja brenda 24 orëve

0
117

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 persona dhe janë regjistruar 685 raste të reja me koronavirus. Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.

“Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923”, ka njoftuar MSh’ja.

MSH’ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 300 personave dhe vaksinimin e mbi 20 mijë personave.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here