Vrasja në Pejë, Prokuroria: Viktimat qëlluan njëri-tjetrin, i arrestuari qëlloi ndaj Blerand Kadriajt

0
127

I dyshuari Avni Ademaj dyshohet se vrau të ndjerin Blerand Kadrijaj.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së parabugrimit, të siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari Avni Ademaj dyshohet për vrasjen e të ndjerit Blerand Kadrijaj.

Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit e ka bërë prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj.

Këtë masë e ka arsyetuar shkaku se vepra penale për të cilën dyshohet i dyshuari , hyn në grupin e veprave të rënda penale dhe të njëjtit mund t’i shqiptohet dënim i lartë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Arsye tjetër është se ekziston rrezik real i arratisjes së tij, e cila do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.

Bazuar në hetimet fillestare, thuhet se incidenti kishte ndodhur pas një fjalosje mes vëllait të dyshuarit të tani të ndjerit, Astrit Ademaj me viktimën tjetër, Blerand Kadrijaja.

Sipas hetimeve, të dy viktimat kishin shtënë me armë në drejtim të njëri-tjetrit, kurse i dyshuari Avni, dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të Blerand Kadrijajt.

“Aty i pandehuri pa hezitim kishte nxjerrë nga brezi armën, pistoletë të tipit TT, me të cilën dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës Blerand Kadrijaj, ku nga këto të shtëna dyshohet ta ketë privuar nga jeta, të ndjerin Blerand Kadrijaj”, thuhet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndryshe, seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit A.A, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Pejë pritet të mbahet sot në ora 14:00, në Gjykatën Themelore të Pejës.

A.A, po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.

Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here