Skena provokuese me Dafinën në klip, Arilena na tregon si e përcolli mamaja e saj

0
130

Ndodh rrallë herë që të shohim këngëtaren e njohur Arilena Ara në intervista. Ditën e sotme ajo ka qenë në një lidhje skype në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Siç nuk e kemi parë ndonjëherë Arilena Ara ka qenë duke u stërvitur në palestër ku dhe ka zhvilluar një bisedë me gocat dhe gratë.

Ajo ka folur për albumin e ri, klipin me Dafina Zeqirin për të cilën ka thënë se ka patur një kimi që në fillim të takimit me të dhe më pas kanë realizuar atë fotografi. Fatma e ka pyetur se çfarë tha mami pasi pa klipin dhe me shumë sportivitet Arilena ka thënë:

“Bukur shumë, para kësaj i bëra edhe një shaka ku i thashë dëgjo tani do të shohësh Arilenën dhe do të mësosh gjëra të reja për të. Por ajo më njeh dhe unë ashtu jam në jetën reale madje qesh ndonjëher kur njerëzit në publik thonë o sa ëngjëllore, o sa e mirë. ”

Gjithashtu Arilena ka shtuar se nënën e saj e sheh si frymëzim për mënyrën si e ka rritur dhe për gruan e fortë që ajo është.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here