Diplomati Agim Nesho, në një intervistë në Syri Tv foli për sulmet e 11 shtatorit, ndaj Kullave Binjake në Nju Jork.
Nesho thekson se njerëzit u shokuan atë ditë, duke shtuar se u godit rëndë civilizimi botëror.
“Për sulmet e 11 shtatorit, CNN ka raportuar fillimisht. Kamerat ishin fokusuar te Kullat Binjake. Njerëzit u shokuan. Nju Jorku për një muaj ra nën një qetësi të tmerrshme. SHBA-të u bllokuan për qarkullimin ajror të avionëve civilë. Ngjarja ndryshoi botën, ishte goditje ndaj civilizimit më të madh botëror. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit, u godit Afganistani, sepse u gjet se Al Kaeda vepronte në këtë shtet, ku ndodhej edhe Osama Bin Laden.
Ky i fundit ishte fshehur në shtetin afgan. Këto sulme primitive bënë që të nisë edhe lufta në Irak. SHBA ndërhyri në vende të tjera, me struktura shtetërore gjysmë-federale. Doktrina Bush përcaktonte shtetet e djallit, siç ishte Koreja e Veriut, Iraku, duke ndërhyrë edhe ndaj Sadam Hyseinit, që dyshohej se sponsorizonte veprimtari terroriste në botë. Pas kësaj, pati kundërpërgjigje të fortë. Ndërhyrja në Afganistan ishte për të ndaluar terrorizmin dhe Biden tha se nuk ia vlente më që të qëndrohej në shtetin afgan”, deklaroi Nesho.