Bashkia e Pukës vendos kusht vaksinën ose tamponin për punonjësit: Kush nuk i ka, s’lejohet në punë

0
173

Puka bëhet bashkia e parë që vendos vaksinën me detyrim ose tampon çdo javë për çdo punonjës të administratës. Lajmi u bë me dije nga kryetari i Bashkisë Gjon Gjonaj në një deklaratë për mediat. Ai tha se në takimin e fundit i është bërë e ditur punonjësve të administratës se të gjitha drejtoritë që kanë të bëjnë me qytetarët duhet të bëjnë vaksinën ose një tampon çdo javë për të dëshmuar që nuk janë të prekur nga COVID. Përndryshe ata nuk do të pezullohen nga puna.

Ai tha se dy vite më parë sëmundja e COVID na zuri në befasi dhe pa njohuri për mbrojtjen ndaj saj, por sot secili ka marrë njohuritë bazë për t’u mbrojtur dhe për të luftuar. Nisur nga rritja e kurbës së të infektuarve, Gjonaj theksoi se sot të gjithë jemi para një detyrimi: Të rrojmë a të mos rrojmë.

“Duke parë shqetësimin në rritje, mbi avancimin e COVID, dua të bëj thirrje si kryetar bashkie, si qytetar që të përqendrohemi më tepër se jemi përqendruar. Edhe pak muaj na ndajnë nga dy vite që kjo sëmundje bashkëjeton me ne duke marrë shumë jetë njerëzish. Ne bëmë gjithçka që është e mundur dhe duhet të bëjmë shumë të tepër.

Sëmundja na zuri në befasi por sot secili ka marrë njohuritë bazë për t’u mbrojtur dhe për të luftuar. Jeta është shumë e kushtueshme sepse nuk formohet vetvetiu. Jeta është gjëja më e rëndësishme në rruzullin tokësor. Ju nuk keni nevojë për propagandë. Prandaj e kam parë të arsyeshme. Ju i kujtoni ditët e para të kësaj pandemie. Kjo nuk është rastësore. Është diçka si pasojë e moszabtimit të këtyre rregullave. Secili qytetar në vlerësimin e tij individual, a duhet të vaksinohet.

Është thirrja më legjitime dhe më njerëzore. Është e palogjikshme kur një provë vërteton që vaksinimi është parandalimi dhe prova më efikase, Dhe si e tillë, organizmi i bashkisë ka bërë thirrje herë pas here. Duke parë kurbën e të infektuarve, sot jemi para një detyrimi të rrojmë apo të mos rrojmë. Të rrojmë do të thotë të vaksinohemi. Ne jemi prind apo vëllezër apo një pjesëtar të familjes. Ne i drejtohemi qendrave të vaksinimit. Shoqëria do na përgëzojë. Nuk është momenti të gjykojmë për efektin sepse të gjitha provat kanë rezultuar në kahun e duhur dhe të efektshme.

Në takimin e fundit me administratën në zbatim të vendimeve të fundit. Është marrë një vendim. Është një bindje kategorike. Për të qenë ne ata që do bindim shtresat që nuk e kanë nivelin për ta kuptuar. Ne kemi diskutuar në takimin e fundit që e gjithë administrate të vaksinohet. Të gjithë drejtoritë që kanë të bëjnë me qytetarët duhet të bëjnë vaksinën ose të bëjnë tamponin javor. Ndryshe nuk do futen në punë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here