I vrau të bijën, babai i Sabrina Bengajt për ish-dhëndrin: Erdhi si mi në shtëpi kur nuk kishte burra. Ma tradhtonte vajzën

0
91

Babai i Sabrina Bengajt, Partizan Begaj ka kërkuar dënim maksimal për ish-dhëndrin i cili i vrau të bijën. Elton Metaj del nesër para gjykatës në një prononcim për meidat thotë se ai ruajti momentin që nuk kishte meshkuj në shtëpi dhe të vriste ish-bashkëshorten.

Akuza të forta Partizan Bengaj hedh edhe për gjykatësin që liroi nga burgu 31-vjeçarin, për të cilin thotë se duhet të japë llogari.

Kishte ruajtur që nuk kisha asnjë nga djemtë në shtëpi. Ky i bie të jetë një mi, ata minjtë që kalojnë në tuba. Unë e akuzoj direkt Pirro Sotaj të japë llogari. E njoh edhe personalisht. Unë kërkoj dnëim në litar. Jo më të drejta njeriu, nuk ka të drejta mekëta fundërrina. Nuk ka pse ti mbajnë mbi tokë këta lloj fundërrinash”, tha ai.

I pyetur nëse ka komunikuar me familjen e autorit, Bengaj tha jo, ndërsa akuzoi edhe të ëmën e Elton Metajt.

Absolutisht jo. Nuk dua të komunikoj me ata lloj plehrash. Derisa ime bijë u trajtua në mënyrë të tillë. E denoncoj të ëmën e tij që unë paskam pasur edhe armë në shtëpi. është një pise e kësaj shoqërie. Nuk jam në një pozicion të qetë. Në çdo vend të botës mund të jetë një fundërrinë, një grua nuk qëllohet kurrë. Të paktën si shqiptarë, por opinioni publik duhet të ngrihet kundër këtyre plehrave. Është një shtet në kaos. U kap me armë, si e lëshon”,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here