Kuvendi i Shqipërisë i drejtuar nga Lindita Nikolla do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 17:00.
Në këtë seancë është përcaktuar që të zgjidhen anëtarët e rinj të organeve të Kuvendit: Byroja dhe Sekretariatet, krerët e komisioneve të përhershme, anëtarët e komisioneve si dhe zëvendësuesit në përbërjen e komisioneve të përhershme.