Pallatet e 2019 me ashensorë të paçertifikuar, Inspektoriati: S’i detyrojmë dot t’i regjistrojnë

0
84

Rrëzimi i ashensorit në një pallat në zonën e Astirit ka nxjerrë në sipërfaqe një problematikë të madhe.

Nga 10 mijë ashensorë që funksionojnë në godinat e banimit dhe në biznese në Shqipëri, sipas   ISHMT vetëm 1200 janë të regjistruar.

Regjistrimi i ashensorëve do të thotë që ata kanë plotësuar standardet europiane.

Por drejtori i këtij  Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike, Julian Llupo bën të ditur se ashensorët në pallatet e ndërtuara para vitit 2019 nuk janë çertifikuar.

Një  ashensor i tillë i paregjistruar është edhe ai i pallatit tek lagjja e Astirit, Tiranë, i cili ishte ndërtuar në 2015 për një tjetër funksion: mirëpritjen e muxhahedinëve, por më pas destinacioni ndryshoi.

“Ashensori nuk është regjistruar pranë inspektoriatit të Mbikqyrjes Teknike. Nuk ka kryer një procedurë vlerësimi dhe nuk kemi asnjë informacion nga trupa e autorizuar që ky ashensor ka kryer vlerësime periodike të konformitetit çka është detyrim ligjor” thotë Llupo në një intervistë për Ora News.

Si ndodh regjistrimi?

Para se të merret leja e shfrytëzimit një nga dokumentet që kërkohet është dhe çertifikata e regjistrimit të ashensorit. Kjo jepet pasi kryehet një vlerësim i plotë nga një trupë e autorizuar. Aktualisht ne po çertifikojmë ashensorë që plotësojnë standardet europiane.

Ku qëndron problematika?

Problematika lidhet me ashensorët  para se Inspektoriakti të niste aktivitetin. Janë ashensorë të viteve 2019 e më përpara. Për të cilët mungojnë të dhënat nuk ka një regjistrim dhe ka humbur përgjegjësia e personave që duhej ta kishin bërë, pra ndërtuesit ose sipërmarrësit. Dhe detyrimin ligjor tani e kanë administratorët.

Hallkat e inspektimit janë të tilla, funksionojnë vetëm nëse funksionon procesi tjetër. Ashensorët duhet të jenë të çertifikuar përpara se të vihen në përdorim dhe të kryhen verifikimet periodike.

Nëse ky proces nuk funksionin inspektoriati nuk mund të detyrojë të gjithë aktorët e tretë të shkojnë drejt çertifikimit të ashensorëve. Inspektoriati është i detyruar të lërë afat për regjistrimin. Nëse vlerësohet se nuk është në kushtet e rrezikshmërisë i lihet afat maksimumi 20 -30 ditë për të kryer çertifikinim. Nëse nuk e kryen shkon drejt bllokimit.” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here