Përjashtimi nga grupi parlamentar, Edith Harxhi: Berisha ka qenë në dijeni të gjithçkaje

0
114

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka zbuluar lëvizje që sipas saj, pritet të ndodhin në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas saj, figura të rëndësishme të PD që janë larguar ndër vite nga Lulzim Basha, pasi mori peng PD kanë dhënë sinjale se do të kthehen për të ringritur PD-në.

“Ky proces që pritet të ndodhë nuk mund të ndodhë pa bashkimin e të gjitha vlerave dhe kontributeve të të gjithë të larguarve nga PD prej Lulzim Bashës. Ata do të rikthen se eksperienca dhe kontributi i tyre është i rëndësishëm në këtë ngritje të madhe. Kam sinjale që të larguarit janë gati për rikthim”, është shprehur Harxhi në A2 CNN.

Përsa i përket vendimit më të fundit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD, liderin Sali Berisha, ajo u shpreh se ish-kryeministri ka qenë në dijeni të gjithçkaje.

“Vendimi i Bashës është antistatutor në vazhdën e gjithë vendimeve antistature që nga 2013 dhe sot. Nuk çuditem me vendimin që ka marrë natën pas muajsh heshtje, është vendim nul, nuk bazohet në asnjë nene të statut të saj dhe nuk ka një bazë ligjore. Di gjithçka që zoti Berisha i ka ditur të gjitha, është njoftuar për gjithçka. Ne si grupi për PD kemi një vit që flasim për këto procese. Ne kemi folur në përgjithësi dhe na kanë dëgjuar. Kjo është një përgjigje që duhet ta japë Berisha. Unë nuk i kam dhënë një përgjigje vetes, por di që situata nuk duhet të kishte arritur deri këtu, duhet të ishte zgjidhur që në 2017, kur ne humbëm zgjedhjet, para se Basha të merrte disa vendime antistatutore, për të diskutuar çështje thelbësore marrëveshje politike dhe të tjera”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here