Të ndarë! Basha e Berisha futen në Kuvend duke shmangur njëri-tjetrin

0
111

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë futur sërish të ndarë në sallën e Kuvendit. I shoqëruar nga sekretari Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj, Basha ka dalë nga selia blu ku zhvilloi mbledhjen e radhës me demokratët dhe u dha ‘bekimin’ aleatëve për krijimin e dy grupeve të tjera përlamentare përveç atij të PD-së.

Duke përshkuar rrugën me këmbë, Basha ka mbërritur në Kuvend, vetëm pak sekonda para ish-kryeministrit Berisha, të cilin e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Vetë Berisha ka ardhur me Tritan Shehun, deputetin e zgjedhur në radhët e demokratëve, i cili është pozicionuar hapur kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here