Ada tregoi se nuk i flet asnjë anëtar i familjes së saj, për shkak se ka hyr në Për’puthen:
“Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare,”- rrëfeu Ada.
Duke dëgjuar Adën, ajo që preket është vajza nga Durrësi, Tola. Konkurrentja që e kanë krahasuar me Shqipen nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjonte Adën.
“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”,- thotë Tolja.
Ndërkohë prezantuesja Bora Zemani u kërkon vajzave të japin një mesazh për familjarët.
“Mami, babi, vëllai, ju dua shumë. Mos e vrisni mendjen fare se do ja dal gjithmonë, siç ja kam dalë”,- shton Ada.
Nga ana tjetër nuk mund të mungonte as opinioni i Arjan Konomit, i cili tregon se shqiptarët janë një natyrë e lidhur me familjen dhe se mendimi i tyre ndikon shumë. Ai përgëzon vajzat për kurajon dhe i bën thirrje familjarëve të mendojnë për lumturinë e tyre.