Deputetja e PD Jorida Tabaku deklaroi sot se Shqipëria ka rënë me 28 vende dhe konsiderohet nga Indeksi Bazelit si parajsa e pastrimit të parave në Europë, duke iu referuar listës së MoneyVal
Ajo thekson më tej se pastrimi parave është i pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe rryshfeti janë të dytët në renditjen problematike. Sipas Tabakut, një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE.
POSTIMI I PLOTË
?Një nga 15 kushtet e BE për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare dhe çelur zyrtarisht procesin përfundimtar të integrimit është lufta kundër pastrimit të parave.
?Shqipëria ndërkohë gjendet në listën gri të MONEYVAL dhe konsiderohet nga Indeksi Bazelit si një nga vendet kryesore ku mund të pastrohen paratë.
?Në Europë renditemi të fundit, ndërkohë që jemi fqinj me Taxhikistanin.
?Sivjet indeksi na rendit të 72 duke pasur rënie në raport me 2020: pastrimi parave është pari në renditjen negative, pastaj korrupsioni dhe rryshfeti janë të dytët në renditjen problematike.
?Një binom i pandashëm që njollos çdo përpjekje të shqiptarëve për të integruar vendin në BE.
??Ndërtimi sidomos në Tiranë, investimet nga sipërmarrje me pikëpyetje në turizem me bekimin e qeverisë, lojërat e fatit janë sektorët që kanë njollosur Shqipërinë në këtë renditje, e po pengojnë rrugëtimin tonë në BE.
?Pavarësisht retorikës së ditës, propagandës së rremë e çdo shfaqje që ngre tendat sa herë del Rama, faktet bërtasin!
??Kjo mazhorancë nuk ka vullnetin dhe as dëshirën për të përmbushur kushtet dhe për të integruar vendin!