VIDEO/ Berisha: Fjalën tani e kanë demokratet dhe demokratët!

0
114

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur sërish sot për vendosmërinë e tij për të rimëkëmbur Partinë Demokratike pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe përçarjeve që lindën brenda saj pas vendimit personal arbitrar të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar, liderin historik të PD-së.

“Fjalën e kanë demokratet dhe demokratët. Rroftë Partia Demokratike”, ka thënë sot Berisha duke publikuar një video të viteve të para të demokracisë në Shqipëri, kur mijëra shqiptarë të mbledhur në mitingun e PD-së këndonin njëzëri “…se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri”…

Kujtojmë se dje ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka LIVE” se do t’i drejtohet anëtarësisë së PD-së që ditën e enjte për të kërkuar referendum.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here