Premtimet për 4 vitet e ardhshme/ Çfarë “harroi” Rama që të përfshinte në programin e qeverisjes?

0
87

Sot, kryeministri Edi Rama publikoi programin qeverisës për mandatin e tij të tretë që do të “mbrojë” nesër para deputetëve të tjerë të Kuvendit. Por mes 42 faqesh, duket sikur Rama ka harruar që të përmendë disa pika të rëndësishme. Edhe pse Shqipëria renditet nga organizata të ndryshme si një vend në rrezik nga terrorizimi, qeveria Rama nuk ka menduar për asnjë masë të veçantë.

“Shqipëria sot gëzon një reputacion të spikatur ndërkombëtar dhe jep kontribut të mirënjohur e të vlerësuar në luftën kundër terrorizmit në ruajtjen e sigurisë globale,”-shkruhet në program, por nuk caktohet në asnjë moment se për çfarë masash do të ndërmarrë konkretisht për të mbajtur këtë standard të supozuar por që hidhet poshtë nga raportet e huaja. Po ashtu nuk përmendet fare as krimi i të ardhmes, ai kibernetik.

Në një kohë kur bota po bëhet gjithmonë e më e pasigurtë për shkak të “hackerave”, qeveria nuk ka marrë asnjë masë parandalimi duke i varur të gjithë shpresat tek “frika” që mund të shkaktojnë ashprësimet në Kodin Penal.

Ndërkohë që në mars pritet të nisë puna për ndërtimin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Por ndryshe nga Karavastaja, asnjë fjalë nuk është dhënë për ate te Spitalles, ankandi për të cilin u mbyll që në mars. A do të ndërtohet këtë mandat? Po ashtu asgjë nuk është parashikuar asnjë e re për studentët, ndërkohë që Kosova fqinje ofron arsim falas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here