Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri.
Veriu i Shqipërisë është goditur nga 3 tërmete në orët e para të mëngjesit.
Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.
Dy të tjerët, përkatësisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.
Tërmet u raportua edhe ditën e djeshme në qytetin e Vlorës me magnitudë të njëjtë me tërmetin e Shkodrës sot.