Zbulohen librat që do të sjellë së shpejti Fevziu :Njëri me protagonistë të historisë së Shqipërisë, tjetri për udhëtimet

0
91

Në një bashkëbisedim me studentët e Klubit Letrar Kadare në UET, gazetari dhe autori Blendi Fevziu u rikthye pas në kohë, duke rikujtuar fillimet e veta në gazetari, në nisje të viteve ’90-të.

Nga student letërsie, në intervistues shkrimtarësh, e më tej kryeredaktor gazete dhe drejtues emisioni, për t’iu kthyer sërish letërsisë, tashmë si shkrimtar. Fevziu zbuloi se është duke punuar me dy libra paralelisht, që shumë shpejt do të sillen për lexuesin shqiptar.

 

“Njëri është me protagonistë të historisë së Shqipërisë, me personazhe të njohur dhe më pak të njohur. Libri i dytë është për udhëtimet. Kam shkuar në 123 vende të ndryshme, pavarësisht se kam lindur në vendin më të izoluar të botës”, tha Fevziu.

 

 

Ai i quajti librat trashëgiminë e tij, ndër të cilët veçoi “Tirana e Nonës”, duke e cilësuar një lloj borxhi ndaj familjes, pa e ditur se ishte i tillë.

“Thonë se për një njeri, duhet të mbjellë një pemë, të shkruajë një libër dhe të lërë një fëmijë. Unë i kam plotësuar këto, se çfarë do të mbetet, nuk e di”, shtoi ai.

Blendi Fevziu nuk pranoi të ndalej te politika, pavarësisht se në dy dekada emision ka realizuar shumë intervista me drejtues e politikanë. Ai pranoi se është shumë i informuar për situatën dhe në brendësi të saj, pasi ka zhvilluar takime me palët, por preferoi t’i mbante studentët tek pjesa e gazetarisë, librit dhe publicistikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here