Një deputete nuk është ndjerë mirë në sallën e Kuvendit, në nisje të fazës së dytë të seancës plenare.
Mësohet se nuk është ndjerë mirë deputetja e PS në Lushnjë, Tatiana Piro, e cila ka shfaqur probleme me tensionin.
Ndërkohë ajo që vihet re është se një infermier që futet për t’i dhënë ndihmën e parë në ambientet e Kuvendit është pa maskë.