Berisha për ‘Open Balkan’: Do jetë shkatërrimi përfundimtar i ekonomisë shqiptare

0
103

Në fjalën e tij gjatë takimit të foltores me demokratët, ish kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta në adresë të kreut te qeverisë, sa i takon nismës së tij të ndërrmarrë në rajon “ Ballkani i Hapur”.
“Jashtë interesit kombëtar, sot për kombin është një ditë e zezë, sepse betohet një njeri i cili ka shndërrruar Tiranën në një fasadë të Beogradit.

Në vitin 2012-2013, u hartua nga serbofilët platforma e Ballkanit 6+2, cfarë parashikonte, ngritjen e Jugosllavisë së re. Do formohej Aambleja Parlamentare e 6 vendeve me epiqëndër në Beograd. Qeveria shqiptare e kundërshtoi, edhe ajo e Kosovës, cfarë bëri kancelarja, ia hoqi të gjitha organet e serbomavisë, me qëllimin të promovojë dialogun mes tyre të japë përgjigjen më të favorshme për rajonin.

Çfarë bënë gangsterët e Ballkanit, Rama me dy vasalët e tij, thanë na duhet minishengeni. Ja ku është ky Ballkani i hapur, minishengeni s’kishte qëllim tjetër vetëm kërcënimin e qeverisë së Kosovës.
Të gjithë jemi për lëvizjen e lirë të mallrave por sipas rregullave të BE. Tani, me marrëveshjen që ka Serbia me Kinën, të gjithë këta konteniere kanë adresë Boegradin e kthehen këtu pa asnjë taksë e tatim.

Serbia vetë është anëtare e organizatës së Euroazisë, që sundohet nga Rusia, do vërshojnë edhe mallrat e tyre. Do të jenë shkatërrim përfundimtar ekonomik i Shqipërisë për fermerin shqiptar. Ky është një vasal pa karakter i Vucic. Punon për hegjemoninë serbe në Ballkan. Kjo është gjendja që mblidhet sot parlamenti.” u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here