Franca vret kreun e shtetit islamik, Macron: Sukses kundër terrorizmit

0
114

Franca vrau të mërkurën kreun e celulës së Shtetit Islamik që operon në veri të Afrikës.

“Adnan Abu Ualid al-Sahraui, kreu i Shtetit Islamik në Saharanë e Madhe, u neutralizua nga forcat franceze. Ky është një sukses i madh në luftë tonë kundër grupeve terroriste në Sahel,” njoftoi presidenti Emanuel Makron.

Lideri i xhihadistëve kërkohej për vrasjen e disa vullnetarëve humanitarë francezë në vitin 2020.

Amerika kishte ofruar 5 milionë dollarë për kapjen e al-Sahrauit edhe për sulmin e vitit 2017 ndaj trupave amerikane në shtetin e Nigerit.

Grupi vepron shpesh në Mali, në Niger dhe në rajonin e Burkina-Fasosë, tri zona këto që vazhdimisht janë objektiva për terroristët e grupimit tjetër në Mbështetje të Islamit dhe Myslimanëve, që ka lidhje me Al-Kaedën.

Vetë al-Sahraui kishte qenë pjesëtar i Al-Kaedës dhe bashkë-udhëheqës i një grupi islamik nga Mali që në vitin 2012 kishte rrëmbyer vullnetarë humanitarë spanjollë dhe diplomatë algjerianë.

Ushtria franceze është e pranishme ushtarakisht në shtetin perëndimor afrikan të Malit që prej vitit 2013, dhe fokusohet në operacionet kundër terrorizmit dhe në mbështetjen e forcave lokale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here