Një 39-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditësh është gjetur i pajetë ditën e sotme. Policia raporton se i riu nuk kishte shenja dhune në trup. Ndërkohë hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes ende vijojnë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.